MEDIA
Griezmann i dyshimtë ndaj Shqipërisë
13 June, 2016 @12:35
Dy ditë para përballjes së dytë të kuqezinjëve në EURO 2016, mediat franceze raportojnë se sulmuesi Antoine Griezmann është në dyshim për këtë ndeshjes.
Ai ka qenë pjesë e 11-shes së parë të Francës në përballjen e parë të Grupit A ndaj Rumanisë, 2-1.
Mirëpo, mjekët e reprezentacionit kanë vërejtur një lodhje te lojtari i Atletico Madridit për shkak të stinorit të gjatë dhe të mundimshëm dhe nuk dëshirojnë ta rrezikojnë më shumë.
Sidoqoftë, deri në ndeshje ai mund të rimerr veten ka shkruar L’Equipe.