SELFIE SHOW
Mor e priti Modricin për selfie
12 June, 2016 @23:12
Futbollisti i ri i Turqisë, Emre Mor, që sot u paraqit në pjesë të dytë të ndeshjes së ekipit të tij ndaj Kroacisë ka pritur pas ndeshjes idhullin Luka Modric për ta bërë një fotografi për kujtim.
Mor shihet si e ardhmja e futbollit turk, ndërsa djaloshi është vetëm 18 vjeç dhe ka nënshkruar pak para fillimit të europianit me Borussia Dortmundin.