SHQIPËRIA
Stërvitja e parë para Francës
12 June, 2016 @20:45
Kuqezinjtë pas disfatës së djeshme ndaj Zvicrës, sot në rezidencën e tyre në Perros Guirec kanë zhvilluar stërvitjen e parë.
Paradite, lojtarët kanë qenë në pushim, ndërsa në mesditë është zhvilluar një mbledhje ku ekipi ka analizuar detajet e ndeshjes së djeshme.
Stërvitja e sotme ka nisur në ora 18. Ndërsa lojtarët që nuk kanë qenë të përfshirë në lojë dje kanë bërë edhe një vrapim shtesë.