HYSAJ
Kemi cilësi për sukses
12 June, 2016 @18:14
Futbollisti që po ngritet çdo ditë e më shumë në karrierën e tij, Elseid Hysaj, në konferencën e sotme për shtyp të kuqezinjëve ka folur për punën e kapitenit të ekipit dhe duelit të radhës ndaj Francës.
“Shiriti i kapitenit është një nder për mua si lojtar. Tash kam më tepër përgjegjësi në ndeshje dhe më duhet të jap edhe më shumë në lojë,” ka thënë Hysaj 22 vjeç.
Mbrojtësi i djathtë i Napolit, që aktualisht ka zgjuar edhe interesimin e Arsenalit, ka shtuar gjithashtu se kuqezinjtë kanë cilësi për të arritur sukses në EURO2016.
“Besoj që kemi cilësi të mirë në ekip për të arritur deri te suksesi në ndeshjen e radhës,” ka thënë më tej Hysaj.
Shqipëria u mposht dje nga Zvicra në debutimin e kuqezinjëve në një europian dhe aktualisht është në vendin e fundit të Grupit A.
Përballjen e radhës kuqezinjtë e zhvillojnë ndaj Francës, në Marseille, me 15 qershor.
Hysaj për herë të parë ishte provuar si kapiten në miqësoren e 28 majit ndaj Katarit.