PENALIZOHET
UEFA: Rusët në disciplinore
12 June, 2016 @14:33
Federata e Futbollit të Rusisë (FUR) është futur në procedurë disciplinore sot nga UEFA-ja për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët e saj në ndeshjen ndaj Anglisë në Marseille që përfundoi 1-1 mbrëmë.
Publiku rus në ndeshjen e mbrëmshme kishte kaluar prej hapësirave të rezervuara për ta drejt atyre të Anglisë duke shkaktuar ikjen nga tribunat e stadiumit të këtyre të fundit.