VËLLEZËRIT XHAK
80 përqindëshi i rrogës, i shkon familjes
12 June, 2016 @9:21
Vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka, rrogën që e marrin nga skuadrat e tyre, nuk e mbajnë të gjithën për vete.
Ata një pjesë të madhe të parave të fituara, i dërgojnë shtëpisë, përkatësisht prindërve të tyre.
Këtë e ka konfirmuar vëllau i vogël, Graniti, i cili ka folur për mediumin gjerman, RND.
“Ne i kemi borxh për gjithçka prindërve tanë dhe sot duam që t’ua kthejmë diçka tyre. Ne ua japim të ardhurat nga çdo muaj. Natyrisht, kemi një llogari të veçantë, por 80% të të ardhurave i dërgojmë në shtëpi,” ka thënë Graniti.
Më taj, ai tregoi edhe arsyen se përse e bëjnë këtë.
“Ne jemi të rinj dhe jemi naivë me para. Parat mund të shkojnë shpejt përsëri. Nëse dikush mendon se është më i mirë, vetëm pse ka më shumë para në llogarinë e tij, ai shumë shpejt mund të dështojë. Familja është luksi ynë më i madh.”
Graniti me transferimin e tij në Arsenal, fiton rreth 110 mijë funte në javë, derisa Taulant fiton disa herë më pak te skuadra e Baselit.