PAS NDESHJES
Graniti vesh fanellën e Taulantit
11 June, 2016 @18:19
Pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, dy futbollistët më të përfolur para takimit, vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka, i shkëmbyen fanellat e tyre.
Kështu, Graniti për herë të parë publikisht e veshi fanellën e kombëtares shqiptare, derisa Taulanti edhe më parë e kishte veshur fanellën e Zvicrës, pasi ka qenë pjesë e ekipit të të rinjëve të përfaqësueses helvetike.