GRUPI B
Uellsi e nis me fitore
11 June, 2016 @19:39
Uellsi e ka filluar mbarë Kampionatin Europian, duke shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë me rezultat 2-1.
Ndeshja e cila kishte raste të shumta shënimi, filloi shpejtë me golin e Gareth Bale, që shënoi në minutën 10’ të takimit me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit.
Me rezultat 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë u barazua rezultati me golin e mesfushorit sllovak, Ondrej Duda.
Deri në fund, Uellsi arriti të shënojë edhe një herë, për të siguruar tre pikë, ndërsa autor i golit u bë Hal Robson-Kanu, i cili e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë asistimin e Aaron Ramseyit.