Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B

Berezutski shokon Anglinë

Foto: UEFA EURO2016

Berezutski shokon Anglinë


11 June, 2016 @22:57

Përkundër dominimit gjatë gjithë ndeshjes dhe shumë rasteve për shënim, ndeshja e parë e “Tre Luanëve” u mbyll me barazim, me Rusinë që nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti ta barazojë rezultatin në çastet e fundit të takimit.

Kombëtarja Angleze u ‘vetëkënaq’ me avantazhin 1-0 nga supergoli i Eric Dier dhe 20 minutat e fundit të takimit i zhvilloi duke pritur fundin e ndeshjes, e painteresuar për të sulmuar më tepër. Kjo i kushtoi në fund, pasi që rusët barazuan me golin e Berezutskit në fundin e takimit.

Me Uellsin që ka fituar ndaj Sllovakisë, Anglia ndodhet në vendin e dytë të grupit B me pikë të barabarta me Rusinë.

EURO2016 GRUPET DHE ORARI


All Goals HD - England 1-1 Russia 11.06.2016 by EntertainmentLive


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016