MAVRAJ
Vendimtare ndaj Francës, forca te grupi
12 June, 2016 @18:08
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, në konferencën e sotme për shtyp të kuqezinjëve ka thënë se ekipi do të mundohet të mbulojë mungesën e Lorik Canës ndaj Francës.
“Forca jonë është te grupi i lojtarëve. Cana është kapiteni, por ne jemi grup. Mungesa e Canës do të mbulohet në ndeshje ndaj Francës,” ka thënë Mavraj 30 vjeç sot.
Kurse sa i përket ndeshjes së djeshme, ai ka thënë se i janë borxhlinjë tifozëve kuqezi.
“Ndeshja ka qenë emocionuese. Treguam se edhe me 10 lojtarë mund të funksionojmë mirë. I jemi borxhlinjë tifozëve tanë. Ndaj Francës është ndeshje vendimtare e jona dhe do të kërkojmë mundësinë për të shkuar tutje,” ka thënë ai.
Shqipëria u mposht dje nga Zvicra në debutimin e kuqezinjëve në një europian dhe aktualisht është në vendin e fundit të Grupit A.
Përballjen e radhës kuqezinjtë e zhvillojnë ndaj Francës, në Marseille, me 15 qershor.