NË PLAZH
150mx70m flamur kuqezi në Marseille
12 June, 2016 @16:14
Rinor Sllova, 29 vjeç nga Dibra e Maqedonisë është duke e punuar në Prishtinë një flamur gjigant prej 10 mijë metrave katrorë me të cilin tenton ta mbulojë plazhin e Marseilles me flamurin e Shqipërisë në ditën e ndeshjes Franca - Shqipëria.
Njoftimin e ka dhënë Koha Ditore sot, ndërsa përmasat e flamurit kuqezi do të jenë 150 metra gjatësi dhe 70 metra gjërësi.