GRUPI C
Shkodrani sjell fitoren gjermane
12 June, 2016 @22:45
Gjermania ka nisur me fitore EURO2016-shin. Kampionët aktual të botës kanë shënuar fitore në saje të golave të Shkodran Mustafit dhe Bastian Schweinsteigerit për të mposhtur 2-0 Ukrainën, që është rivalja e Kosovës në kualifikime për Rusia2018.
Në fakt, fitorja nuk ka qenë edhe aq e lehtë për gjermanët, pasi që ata është dashur t’i falenderohen Manuel Neuerit për nja dy pritje maestrale të shutit të Konplyankës dhe goditjes me kokë Khacheridit.
Pastaj Mustafi shënoi me kokë, e Gjermania morri iniciativën që nuk e lëshoi deri në fund të takimit, kur i posafuturi Schweinsteiger, në minutën e fundit të ndeshjes, realizoi për 2-0.
ORARI, NDESHJET DHE TABELAT E EUROS