E HËNE
Buletini 4: Mustafi shënon, FSHF me Facebook
Buletini i ditës së katërt në EURO2016
13 June, 2016 @11:16
Dje në Paris kishte festë. Kroatët dhe turqit e treguan një fytyrë që askush, së paku në Francë, nuk e priste, ndërsa festa e tyre vazhdoi deri pas ndeshjes. Gjermania shënoi golin e parë në kampionat përmes Shkodran Mustafit. E Polonia përkundër dominimit fitoi vetëm 1-0 ndaj veriirlandezëve.
E këndej anglezët me rusët, e gjermanët me ukrainasit vetëm sa s’i shpallën luftë njëra-tjetrës.
FRIZURA DHE GOLI
Futbollisti turk, Ozan Tufan, që është dashur të vrapojë për të kapur topin, ka qenë duke i rregulluar flokët dhe u vonua. Kjo i dha mundësinë që Luka Modric të shënojë golin vendimtar në ndeshje.
FSHF + SHAQIRI
Një llogari false e Xherdan Shaqirit si duket aq shumë e ka shqetësuar FSHF-në sa që e ka parë arsyeshme të kërkojë syçeltësi nga njerëzit se po u dëmtoka imazhi i Shqipërisë.
ZVICRA KRENOHET ME SHQIPET
Kur mediat zvicerane kanë analizuar mirë situatën e përgjithshme, e kanë quajtur si sukses integrimin e shqiptarëve aty.
MODRICI
Kur Luka Modric ka shënuar - Kroacia nuk ka pësuar në atë ndeshje. Statistika vazhdoi edhe dje.
TIFOZËT E DITËS
Këto çifte dje e kanë bërë pozën e ditës në stadiumet e Francës. Bukur, pambarimisht.
MAVRAJ
Në konferencën e djeshme për shtyp ka thënë se kuqezinjtë do të tregojnë veten edhe pa kapitenin historik, Lorik Cana. Pasnesër është ndeshja me Francën.
SCHWEINI
Kështu festohet kur shënon gol për kombëtaren pas 5 vitesh.
EDHE MAJLINDA
Derisa po bëjnë përgatitjet për Olimpiadë, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka po qëndrojnë në Francë, ku kanë vizituar një familje shqiptare.
KAPITENI ITALIAN
Gigi Buffon duket të jetë në element, para ndeshjes së sotme ndaj Belgjikës në Lyon, ku Italia e Belgjika zhvillojnë takimin e parë për vendet e tyre në EURO2016.
GISHTI I LOWIT
Joachim Low është kapur dje nga kamerat duke e futur dorën nën pantolla, e pastaj duke e çuar atë dorë drejt hundës.