Hamiti nënshkruan për Prishtinën
13 June, 2016 @14:27
Futbollisti 22 vjeçar i Hajvalisë, që përfundoi si nënkampion i Kosovës në stinorin 2015/16, Genc Hamiti, ka nënshkruar sot kontratë me ekipin e Prishtinës.
Ai sot është paraqitur para mediave edhe zyrtarisht si lojtar bardhekaltër, ndërsa mefsushori në fjalë ka shënuar një gol për Hajvalinë në stinorin që e lamë pas.
Prishtina është fituese e fundit e Kupës së Kosovës dhe stadiumi i saj gjatë gjithë stinorit të ardhshëm do të jetë në renovim e sipër.
Genci ka qenë njëri ndër futbollistët më standard që ka pasur Hajvalia gjatë Stinorit të kaluar, duke u paraqitur në 32 nga 33 ndeshje.