COLLUM
Referon skocezi i barazimeve kuqezi
13 June, 2016 @13:20
Referi 37 vjeçar nga Glasgow i Skocisë, William Collum, do të drejtojë ndeshjen ndërmjet Francës dhe Shqipërisë të mërkurën mbrëma.
Collum, nuk është refer i panjohur për kuqezinjtë pasi që ai ka ndarë drejtësinë edhe në dy ndeshje tjera të Shqipërisë, ku kuqezinjtë kanë barazuar.
Collum ka qenë refer kryesor i ndeshjes Shqipëria-Norvegjia në kualfikime për “Brazili 2014” që kishte përfunduar 1-1 në Qemal Stafa si dhe Danimarka-Shqipëria në kualifikime për “Franca 2016” ndeshje kjo që kishte përfunduar 0-0.