VLERËSIMI
Notat e kuqezinjëve, pas Zvicrës
13 June, 2016 @13:34
Në statistikat e ndeshjes, por edhe duke parë të tërë atë që kanë dhënë në përballjen e parë të EURO 2016 ndaj Zvicrës, këto janë notat e futbollistëve kuqezi për ndeshje ndaj helvetikëve.
Etrit BERISHA, 5
Dy nota më pak për gabimin në fillim të takimit, përndryshe do të ishte lojtar i ndeshjes me pritjet që i bëri më vonë.
Elseid HYSAJ, 5.5
Nuk ishte ai që jemi mësuar ta shohim, por një super pasim drejt Armando Sadikut, që nuk shënoi dhe pastaj lufta gjatë gjithë ndeshjes me Rodriguezin e bën të veten.
Lorik CANA, 4
Një karton i verdhë pa asnjë arsye në mesfushën kundërshtare, kur krejt lojtarët ishin aty - tregoi se sa i rëndësishëm është një faul i mbrojtësit. Pastaj pasoi e kuqja.
Mërgim MAVRAJ, 6
Edhepse Fabian Schar i ikë në momentin e golit, ai kthehet dhe luan qëndrueshëm në mbrojtje me një lojtar më pak, kur të tjerët panikoheshin.
Ansi AGOLLI, 6
Duele të shumta, por në dalje kah sulmi, asnjë krosim i hajrit për të rrezikuar më shumë.
Burim KUKELI, 6.5
Njëri ndër më të mirët në fushë te kuqezinjtë. Edhe njëherë arsyetoi pse Gianni De Biasi e ka për merak atë në qendër të fushës, para mbrojtjes. Po të ishte më i shpejtë...
Taulant XHAKA, 5
U tregua jo më i mirë se Graniti. Ndoshta ra në ndikim të emocioneve, por nervat e bën të veten.
Odise ROSHI, 4.5
I humbur në lojë. Shumica nuk e kanë vërejtur që ka qenë në fushë. Munguan shpërthimet. Krah i humbur kot.
Ermir LENJANI, 5.5
Ky shihej që donte shumë të arrinte te goli, por nuk kishte sukses. Kundërshtari e dinte rrezikun dhe përkundër se tentoi, e kishte të pamundur ta bëj ndonjë depërtim të tijin të njohur.
Amir ABRASHI, 6.5
Nuk u ndal për asnjë moment gjatë ndeshjes, edhe pse nuk ra shumë në sy ai ka qenë ndër më punëtorit në këtë humbje. Super pasimi drejt Shkelzen Gashit e bën atë një lojtar mbi mesatare në këtë takim.
Ergys KAÇE, 4.5
Hyn si zëvendësues ndaj Taulantit, por e merr të verdhën sa hap e mbyll sytë. I ikë Valon Behrami që ishte në fushë që nga minuta e parë. Asnjë tentim për të bërë më shumë, përkundër vrapit.
Armando SADIKU, 4
Mundësia për tu bërë hero - shkoi. Më shumë nuk ka pasur nevojë. Do të bëhej njeriu i historisë, tash duhet të mendojë nëse do të fitojë rastin për duelin tjetër.
Shkelzen GASHI, 4
Me super dinakëri i ik ofsajdit zviceran. Ndalë topin si usta. I vetëm para portierit dhe… s’shënon. Sidoqoftë, ai humbi rastin e artë të ndeshjes.
Gianni DE BIASI, 7
Trajner debutues në EURO2016 por i tregoi arsyet se i njeh shumë mirë lojtarët dhe e din kur çka duhet bërë.
Ai s’mund të fajësohet që portieri gabon në fillim, kapiteni brenda 40 minutave përjashtohet dhe sulmuesit nuk shënojnë para portës kundërshtare, vetë me portier.
Me dhjetë lojtarë më shumë se 50 minuta…