Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITAL I NERAZZURRËVE NË DA LUZ

Interi bën kapital në Lisbonë

Interi bën kapital në Lisbonë


12 April, 2023 @0:42

Romelu Lukaku dha penalltinë 8 minuta para fundit të ndeshjes, derisa Inter bëri hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me fitore ndaj Benficës në Lisbonë, Benfica 0-2 Inter [Barella 51, Lukaku 82pen.].

Nicolo Barella i dha Interit epërsinë, ndërsa Benfica që nuk arrinte të diktonte tempon e lojës karshi nerazzurrëve me mbrojtje të fortë, tentoi me Rafa Silvën kur Andre Onana mbrojti rastin në pjesë të parë. Më pas, edhe Denzel Dumfries u tregua vital, derisa bllokoi rastin e vendasve që kërkonin barazimin pas golit të pranuar.

Fitorja solide e Interit erdhi kah fundi, kur zëvendësuesi Lukaku shënoi penalltinë e fituar pas prekjes me dorë të Joao Marios. Më 19 prill në ndeshjen e kthimit në Giuseppe Meazza, Inter me kapitalin e sontëm pritet të mos ketë shumë telashe për të kaluar në gjysmëfinale.


 
Të gjitha lajmet nga