ANTALYA 2016 TOUR

Foto: FFK
Irani U19 mposht Kosovën U21
30 January, 2016 @18:01
Edhe pse është dashur të luajnë ndaj Azerbejxhanit U21, reprezentacioni i Kosovës ka zhvilluar ndeshje ndaj Iranit U19 sot në turneun Antalya Cup dhe është mposhtur nga ata 2-0.
Kosova U21 nuk pati shumë nga loja sot dhe lojtarët dukeshin të raskapitur derisa Irani U19 u tregua më cilësor dhe fitoi, ka shkruar FFK-ja në njoftimin e saj.
Azerbejxhani U21 ishte larguar nga turneun dy ditë më parë, prandaj organizatori i turneut i kishte mundësuar një kundërshtar tjetër Kosovës për të shfrytëzuar ditën në Turqi.
FORMACIONET:
Irani U-19: Mirza azad(Amin Bahrami), Taheri, Shaja, Aghasei, Mehran, Salehi, Sadgehi(Ali Safiya), Mehdi Khan, Makhtari, Fazabadi e Vajanbifar. | |||
Kosova U-21: Hajdini, Ismajli, Zabergha(Dabiçaj), Namani, Kelmendi(Muja)(Gashi), Rama(Kajtazaj), Nebihu, Hasani(Dino), Sejdiu(Shala), Lushtaku(Memaj) dhe Hoti(Aliaj). |