SHKODRA FESTON

Nga ndeshja Vllaznia-Skënderbeu/ Foto: panorama
Vllaznia godet Skënderbeun
30 January, 2016 @17:08
Një nisje shumë e mirë për ekipin shkodran, Vllaznia, të cilët me golin e Arlind Kalajës kanë shënuar fitore ndaj kampionit dhe liderit të Kategorisë Superiore, Skënderbeu sot.
Skënderbeu dominoi në pjesë të parë, por goli nuk erdhi. Në pjesë të dytë ekipi i Armando Cungut, Vllaznia, zuri në befasi mbrojtjen korçare dhe nuk fali përmes sulmuesit Kalaja.
Telashet për Skënderbeun mund të nisin tash, kur Partizani pritet t’i kap në krye të tabelës.
FORMACIONET:
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Bardulla, Sefa, Shtubina, Çinari, Kalaja Trajner: Armando Cungu |
|||
Skënderbeu: Shehi, Radas, Osmani, Jashanica, Arapi, Abazi, Nimaga, Shkëmbi, Eskuerdinja, Latifi, Salihi Trajner: Mirel Josa |
|||
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Enea Pashaj, Edvaldo Durmishi |