SUPERLIGA AUSTRALIANE

Nuk mjafton dygolëshi i Berishës
30 January, 2016 @14:07
Vazhdon forma e mirë e Besart Berishës në superligën australiane të futbollit. Në humbjen me rezultat 3-2 ndaj Perth Gloryt, sot ai shënoi dy gola për skuadrën e tij Melbourne Victory.
Me këto dy gola, Berisha arrin në kuotën e 13 golave këtë sezon, një më pak se sulmuesi Fornaroli, i cili prin në listën e top golashënuesve me 14 gola. Kjo humbje e distancon Melbournen me liderin WS Wanderers, të cilët tashmë ndodhen 6 pikë larg skuadrës së Berishës.