FA CUP

Foto: MUFC Official
Kualifikohet United
29 January, 2016 @22:47
Pas një jave të mbushur me lajme për Manchester United dhe Louis Van Gaal, United pa probleme ka mposhtur Derby Countyn me rezultat 1-3 në kuadër të FA Cup. Fillmisht United kaloi në epërsi me golin e kapitenit Rooney por ndeshja u barazua nga vendasit dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.
Në pjesën e dytë, United dominoi ndeshjen dhe shënoi dy herë. Fillimisht përmes holandezit Daley Blind e më pas fitorja u vulos nga Juan Mata
Kjo fitore i mundëson Manchesterit kalimin në 1/8 e finales së FA Cup. Ndeshjet tjera të këtij kompeticioni do të luhen nesër dhe pasnesër.
All Goals England FA Cup Round 4 - 29.01… by diyan-delev