NGA SAMPDORIA TE INTER

Eder, sot/ Foto: FC Inter Official
Deri në 2020
29 January, 2016 @15:40
Sulmuesi i deridjeshëm i Sampdorias, Eder, tashmë është lojtar i ri i Interit, ka konfirmuar vetë klubi neroazzur sot.
“FC Internazionale dëshiron të bëj të ditur se Eder Citadin Martins ka nënshkruar kontratë me ekipin deri më 30 qershor 2020,” ka qenë njoftimi i botuar në faqen zyrtare të klubit pak më parë.
Ndërsa vetë lojtari ka shprehur kënaqësinë me arritjen te ekipi që po drejtohet nga Roberto Mancini.
“Jam i kënaqur që kam arritur këtu. Kam punuar shumë me vite të tëra për të arritur në një klub të madh si Inter,” ka thënë Eder me tu prezentuar si lojtar i ri i skuadrës në fjalë.
Eder, ka qenë i kërkuar edhe nga Leicester City në Premier Ligë, mirëpo ai vetë përzgjodhi që të mbetet në Itali dhe Serie A, andaj kalimi në Giuseppe Meazza u realizua.