SWANSEA SIGURON ITALIANIN

REUTERS/Arkiv
Paloschi në Premier Ligë
29 January, 2016 @22:44
Francesco Guidolin që morri javë më parë drejtimin e Swansea Cityt për t’i shpëtuar ata prej rënies nga Premier Liga, ka siguruar përforcimin e parë në ekipin e tij.
Ky është ish sulmuesi i Milanit, Parmës dhe së fundi Chievos, Alberto Paloschi, për të cilën BBC Sport ka shkruar se i ka kushtuar 8 milionë funta ekipit uellsian.
“Paloschi ka qenë lojtari i im nga koha në Parmë. Ai mund të luajë në Premier Ligë sepse është i fuqishëm. Më pëlqen ai,” ka thënë Guidolin sot.
Sulmuesi 26 vjeç ka kaluar nëpër të gjitha reprezentacionet e reja të Italisë.