VUSHTRRIA 1-3 A&N

Pamje nga arkivi
Ish-kampionët bien në Ligë të Dytë
15 May, 2021 @17:55
Para 7 sezonash kampionë të Superligës, sot të vulosur për Ligë të Dytë të Kosovës!
Ditë aspak e mirë për tu kujtuar, por edhe kjo duhet përjetuar. Mos menaxhimi i mirë dhe ardhja në këtë gjendje ka bërë që pas shpalljes kampion të Superligës së Kosovës me Milot Rashicën në stinorin 2013/14 Vushtrria me sot ka rënë edhe nga Liga e Parë, për tu bërë pjesë e Ligës së Dytë të Kosovës nga sezoni 2021/22.
Në përballjen vendimtare për ekipin, Vushtrria është mposhtur sot nga ekipi prizrenas A&N, mirëpo të gjitha golat e ndeshjes erdhën pasi që u kuptua se Drenasi po fitonte në Gllogovc ndaj Istogut që shuante gjasat e vushtrriasve - që solli edhe zhgënjimin e madh.
A&N mposhti Vushtrrinë si mysafire sot, 1-3 dhe me këtë fati ekipi nga Ferki Aliu është përshëndetur nga Liga e Parë e Kosovës në futboll.