ISKRA 0-1 LAÇI

Ishi i Prishtinës, kualifikon Laçin
14 July, 2022 @23:38
Pas përballjes së parë të zhvilluar në Elbasan Arena pa gola, u duk se Laçi do ta ketë vështirë të kalojë skuadrën malazeze Iskra.
Mirëpo, një perlë e ish-futbollistit të Prishtinës, Mentor Mazrekaj, ka zgjidhur gjithçka në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Podgoricë sonte, ku Laçi fitoi me rezultat minimal dhe siguroi rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Mazrekaj goditi thellë një gjuajtje të lirë si krosim, që përfundoi në rrjetë të malazezëve, që doli të ishte i mjaftueshëm për fitore 0-1 (19) dhe me këtë ekipi i Shpëtim Duros kaloi tutje.
Në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës Laçi i Duros do të ndeshet me moldavët, Petrocub.