Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË FUSHË SKOCEZËT, NË KAMERA ANGLEZËT

Izraeli-Kosova, nën llupën e britanikëve

Izraeli-Kosova, nën llupën e britanikëve


25 March, 2023 @12:05

Dueli i parë kualifikues drejt EURO 2024 për Kosovën do të nis në shtetin e Izraelit, në përballjen që fillon prej orës 18:00 me kohën tonë lokale. Kosova do ta ketë përballë njërën ndër skuadrat më të papërshtatshme të grupit, ndërsa për ata që nuk kanë arritur ta shohin Izraelin më parë, është mjaft t’i shikojnë duelet e tyre ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ku në të dyja ndeshjet izraelitët fituan!

Kosova e motivuar fort për këtë duel do të kërkojë minimalisht të kthehet me një pikë nga Tel-Avivi para duelit ndaj Andorrës në shtëpi. Izraelitët kanë shitur biletat e Bloomfieldit gati një javë më parë dhe pritet të jetë atmosferë tepër përkrahëse për vendasit.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes në këtë përballje do të jetë William Collum,  i lindur në 1979, që është ndër referët e dalluar të FIFAs, duke qenë se është në kategorinë e referëve të vlerësuar mbi mesatare që prej vitit 2012. Bashkë me te do të jenë edhe anësorët si dhe referi i katërt skocez, Francis Connor dhe David Roome në vija, ndërsa i katërti Donald Robertson, të cilët do të kenë dehe ndihmën e VAR-it nga dyshja anglezee, Chris Kavanagh dhe Darren England.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian