KUPA E SHQIPËRISË

James shuan Partizanin
23 January, 2016 @19:46
James Adeniyi, sulmuesi nigerian i Laçit i ka dhënë dy gola të shpejtë në nismë të pjesës së dytë sot, për t’ia shuar shpresat Partizanit për gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Borozani.com
Laçi ka mposhtur Partizanin 2-0 në përballjen e parë çerekfinale, ndërsa më 17 shkurt në Tiranë do të vendoset përfundimisht gjysmëfinalisti.
Partizani ka përforcuar skuadrën me disa lojtarë, ndërsa trajneri italian Andrea Agostinelli përkundër fjalëve pozitive para ndeshjes, nuk ka treguar atë në fushë.
Ndeshjet e para çerekfinale:
Laçi - Partizani | 2-0 | ||
Teuta - Kukësi | 1-0 | ||
Vllaznia - Skënderbeu | nesër | ||
Flamurtari - Tirana | nesër |