EGZON GASHI KTHEHET TE BESA

Egzon Gashi me nr. 11. Foto: kf-istogu.com
Kthehet te klubi ku u rrit
23 January, 2016 @19:15
Egzon Gashi, sulmuesi që kaloi stinorin vjeshtor te Istogu, është futbollist i ri i Besës.
Golashënuesi 27 vjeç që shënoi 3 herë për Istogun gjatë pjesës së parë të kampionatit ka bërë të ditur vetë kalimin te skuadra ku u kalit si lojtar, Besa.
“Ju premtoj maksimumin për klubin tim,” ka shkruar Gashi në njoftimin e dhënë sot.
Besa ka përfunduar stinorin në vend të pestë të klasifikimit.