BARCA

Vollej për fitore nga Messi
23 January, 2016 @17:42
Starti i furrishëm me golin e talentit 20 vjeçar, Munir El Haddadi, qysh në minutën e dytë të ndeshjes, ishte një sinjal se Barcelona nuk do të ketë shumë problem sonte ndaj Malagas.
Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Juan Pablo Anor e barazoi rezultatin në minutën 32’.
Megjithatë, fitorja u sigurua me golin e Leo Messit, i cili pas një akcioni të bukur me vollej shënoi nga afërsia duke e mposhtur portierin vendas.
Kjo është fitorja e tretë rresht e Barcelonës në La Liga, duke e bërë ate të ngritet në krye të tabelës me 48 pikë, një më shumë se përcjellësi më i afërt, Atletico Madridi, i cili nesër do ta pret në shtëpi Eibarin.
Goli i Lionel Messit pic.twitter.com/2o4T3jHDwg
— Borozani.com (@Borozani) January 23, 2016