ISH-KAPITENI

Foto: The Sun
Viera nënçmon Wengerin
23 January, 2016 @11:19
Patrick Viera, një nga legjendat dhe ikonat e klubit të Arsenalit, pjesë e skuadrës ”The Invincibles”, e cila e fitoi kampionatin anglez pa asnjë humbje në sezonin 2003/2004, ka dhënë një deklaratë interesante.
Pas emërimit si kryetrajner i New York Cityt në MLS Ligën Amerikane të futbollit, ish-kapiteni i Arsenalit për taboloidin britanik The Sun, deklaroi që nëse do i duhej të zgjidhte mes Mourinhos e Wengerit, pa hezitim do ta zgjedhte Mourinhon.
“Jose pati ndikim më të madh tek unë. Unë qëndrova për 9 vite tek Arsenali dhe vetëm 18 muaj tek Interi i Mourinhos, mirëpo mund të them që mësova më shumë nga Mourinho. Arsene ju jep më tepër liri në fushë lojtarëve, koncentrohet në stilin e tij kurse Mourinho e njeh më mirë kundërshtarin. Jose e din saktësisht se çfarë kërkon nga secili lojtar i tij dhe e din saktësisht se cilat janë pikat e dobëta të kundërshtarit. Mënyra se si ai iu jep rëndësi detajeve është fantastike.” - u shpreh francezi 39-vjeçar, i cili përveç Arsenalit e Interit, ka luajtur edhe tek Manchester City e Juventusi.
Vlen të përmendet fakti që Patrick Viera ka fituar 3 tituj të Premier Leagues dhe 4 tituj të FA Cup me Arsenalit ndërsa edhe me kombëtaren franceze ishte pjesë e skuadrës që e fitoi kupën e Botës në vitin 1998.
Pasi e përmbylli karrierën si lojtar tek Manchester City, Viera u bë trajner i skuadrës U21 të Manchester Cityt kurse javën e kaluar u zyrtarizua si trajner i New York Cityt.