ANTALYA 2016 FRIENDLIES

Foto: FFK
Barazim në ndeshjen e parë
22 January, 2016 @19:13
Përfaqësuesja e shpresave të Kosovës ka zhvilluar paradite ndeshjen miqësore ndaj Bahreinit në turneun e Antalyas.
Raste nga të dyja palët ka pasur, por gola jo dhe ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-0.
Drejtuesit e Kosovës U-21 me në krye Rafet Prekazin e Erdogan Celinën janë treguar të kënaqur pas ndeshjes, ndërsa FFK ka raportuar se pas seancës së regjenerimit do të vazhdohet me stërvitje të rregullta deri në ndeshjen e radhës.
Kosova U21 duelin e radhës e zhvillon ndaj Arabisë Saudite të dielën, ndërsa FFK nuk ka bërë të ditur orën e nisjes së ndeshjes ende.
Futbollistët që luajtën sot për Kosovën:
Kosova: Beka, Zabergja, Pacolli, Dino, Dabiçaj, Namani, Kelmendi, Boshnjaku, Lushtaku, Alaj, dhe Ismajli: Luajtën edhe Hajdini, Hasani, Rama. Hoti, Muja, Sejdiu e Nebihi. |