MERKATO NË ITALI

Foto: AC Milan Official
Huazohet Cerci
22 January, 2016 @18:34
Përkundër faktit që nuk ka afruar në radhët e veta asnjë lojtar, skuadra nga San Siro ka vendosur huazimin e Alessio Cercit. Lojtari në fjalë zhgënjeu në pjesën e parë të sezonit dhe siç duket nuk është më pjesë e planeve të serbit Mihajloviç.
Cerci është huazuar tek skuadra e Genoas. Huazimi i tij do të jetë fillimisht për 6 muaj dhe më pas do të vendoset nëse do të blehet kartoni i plotë apo do të rikthehet tek Rossonerët.