KONFERENCA E HIDDINK

Foto: Chelsea Official
Rikthehet Hazard, kontratë e re për mbrojtësin
22 January, 2016 @16:09
Lajme të mira për fansat e Chelseat. Eden Hazard është rikthyer në stërvitje të plotë dhe është plotësisht i gatshëm për derbin e së dielës ndaj Arsenalit. Kështu u shpreh trajneri Hiddink në konferencën për shtyp.
Ai po ashtu shtoi:
“Përveç Hazardit, edhe Diego Costa është i gatshëm për të dielën. Ai nuk ka stërvitur me skuadrën, mirëpo është i gatshëm për përzgjedhje. Kur Diego fokusohet tek zona e golit, ai ka kualitete të mëdha dhe është i rëndësishëm për ne.
Të gjithë e dimë se ku ishim në dhjetor. Tani jemi të pamposhtur në disa ndeshje radhazi mirëpo nuk mund të jemi të kënaqur me rezultet.”
Për derbin e së dielës, holandezi deklaroi:
“Më kujtohet ndeshja e vitit 2009 kur isha në krye të Chelseat dhe i mposhtëm me rezultat 4-1 por kjo ngjarje ka ndodhur shumë kohë më parë dhe gjërat kanë ndryshuar. Arsenali është një ekip shumë i mirë dhe ndeshja e së dielës do të jetë interesante. Petr Cech po luan shumë mirë tek Arsenali. Ai është një profesionist dhe një njeri shumë i mirë.”
Ndërkohë nga klubi londinez kontratë e re një-vjeçare ju ofrua mbrojtësit serb Branislav Ivanoviç. Hiddink deklaroi që Ivanoviç mbetet shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe është një nga lojtarët kryesorë të klubit ndër vite.