LIVERPOOL NË AKCION

Liverpool mendon për brazilianin e Shakhtarit
21 January, 2016 @15:56
Sipas raportimit të BBC Sport sot, Liverpool është vënë në akcion për të siguruar shërbimet e brazilianit të Shakhtar Donetskut, Alex Teixeira.
Futbollisti ofanziv 26 vjeç llogaritet t’i kushtojë afro 30 milionë euro Liverpoolit, ndërsa ai mund të bëhet transferi i parë me emër i të kuqve në epokën e Jurgen Kloppit.
Teixeira ka shënuar 22 gola në 15 ndeshje kampionale dhe 4 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë stinor.