GRANIT XHAKA

1 sekondë në Premier Ligë
21 January, 2016 @10:43
Mesfushori 23 vjeç i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, është bërë synim serioz i Arsenalit, Chelseat dhe Liverpoolit, ka shkruar The Sun sot.
Britanikia ka bërë të ditur se lojtari që karakteristikë më të madhe e ka punën e pandërprerë në mesfushë ëndrron Premier Ligën dhe ka shprehur respekt për ekipet e mëdha.
“Dua ta realizojë ëndrrën, edhe nëse luaj një sekondë ose 100 ndeshje në Angli. Kam lexuar spekulimet për të ardhmen time. Nëse oferta vjen, mund të ulemi të bisedojmë,” është cituar të ketë thënë Xhaka nga gazeta.
Ish trajneri i Baselit, Thorsten Fink, ka thënë vite më parë se Xherdan Shaqiri është lojtari më i mirë që e ka Zvicra, pas Granit Xhakës.
“Ish trajneri i Xhakës, Ottmar Hitzfeld, e ka quajtur ate Schweinsteiger i ri, ndërsa ai mban edhe nofkën Einstein i vogël për shkak të IQ të lartë dhe dashurisë ndaj shkencës,” ka përfunduar The Sun artikullin për djaloshin me origjinë nga Kosova.