FA CUP

Foto: Liverpool Official
Kualifikohet Liverpool
20 January, 2016 @22:46
Pas humbjes në derbin e së dielës, Liverpooli i është rikthyer fitoreve dhe është kualifikuar për në raundin tjetër të FA Cup. Golat e Allen, Ojo dhe Teixeira i mundësuan skuadrës së Jurgen Klopp kalimin në 1/16 e finales. Ndeshja që u zhvillua sonte ishte ndeshja kthyese, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2-2.
Ndeshja nuk kishte shumë histori, me Liverpoolin dominues, duke marrë parasysh inferioritetin e Exeterit, të cilët luajnë në kategorinë e katërt angleze.
Ndeshjet e raundit tjetër të FA Cup zhvillohen në fundjavën e fundit të muajit janar. Në raundin e ardhshëm Liverpooli luan ndaj West Hamit në Anfield Road.
Liverpool 3-0 Exter City | All Goals HD - FA… by soccerhub365