KF FERRONIKELI

Foto: KF Ferronikeli Official
Lideri transferon Sadikun
20 January, 2016 @19:33
Ish-portieri i Hysit, Drenicës dhe së fundi Vushtrisë, Burim Sadiku, ka kaluar tek skuadra e Ferronikelit. Ky është përforcimi i dytë i skuadrës që po e kryeson tabelën e klasifikimit të FFK Superligës.
Ferronikeli momentalisht po zhvillon stërvitje dy herë në ditë dhe në fund të muajit janar skuadra do të udhëtojë për në Turqi, për të vazhduar atje përgatitjet parasezonale.
Pak ditë më parë, skuadra nga Drenasi ka afruar në radhët e veta edhe sulmuesin Mark Milicaj.