GRANIT KOLSHI

Portieri kampion te Prishtina
20 January, 2016 @12:54
Numri një i Ferronikelit, Granit Kolshi, tash e tutje do të vesh fanellën e ekipit më të trofeshëm në Kosovë, Prishtinës.
Kolshi kishte paralajmëruar ndarjen me ekipin e tij që në xhirot e para të stinorit, ndërsa përfundimisht u nda në fund të pjesës vjeshtore të kampionatit.
“Ju falenderohem të gjithë atyre që më përkrahën drejt këtij suksesi,” ka shkruar Kolshi në llogarinë zyrtare të tij sot.