UKRAINASI VJEN NË STAMBOLL

Boyko në akcion nga stinori i kaluar/ Foto: uefa.com
Besiktasi gjen portier
20 January, 2016 @11:33
Besiktasi më në fund ka gjetur një portier të hajrit. Pas gabimeve që i bëri portieri i tyre i deritashëm Tolga Zengin, që i kushtuan ekipit me eliminim nga Europa League, ekipi turk ka zyrtarizuar sot ukrainasin Denis Boyko.
Boyko deri dje ka qenë numri një i finalistit të stinorit të kaluar në Europa League, Dnipro Dnipropetrovsk dhe tashmë ka nënshkruar kontratë 3.5 vjeçe me ekipin nga Stambolli.
Gardiani i ri i ekipit turk do të fitojë 4 milionë euro deri në fund të kontratës së tij kanë bërë të ditur mediat turke sot.