COPPA ITALIA

Foto: fc inter official
Inter dërrmon Napolin, arrin gj’finalen
19 January, 2016 @23:13
Inter ka shënuar fitore të madhe ndaj Napolit në San Paolo sonte. Supergoli i Stevan Joveticit dhe një tjetër i Adem Ljajicit kanë përfunduar dilemat për gjysmëfinalistin e Kupës italiane, ndërsa Napoli ka mbetur me ëndrra bosh.
“Nuk po kalojmë periudhë të mirë, por kjo na duhej shumë,” ka thënë Jovetic pas ndeshjes për Rai Sport.
“Natyrisht më pëlqen të shënojë në çdo ndeshje, por jemi lojtarë, jo makina, prandaj gjithmonë kjo nuk shkon,” ka shtuar më tutje sulmuesi malazias i Neroazzurëve.
Inter me këtë fitore ka siguruar gjysmfinalen e Kupës së Italisë ku do të ndeshet me fituesin e përballjes Lazio-Juventus.
Përndryshe, Inter ka prishur serinë e napolitanëve prej 8 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, duke i dhënë edhe humbjen e parë të vitit.
Te Napoli për 90 minuta ka qenë në fushë Elseid Hysaj, që ka pasur punë në këtë ndeshje. Ndërkaq te Interi sulmuesi i ri Rey Manaj nuk ka pasur rastin që të paraqitet, por në fund ka siguruar gjysmëfinalen e Coppa Italia.
All Goals HD - Napoli 0-2 Inter - 19-01-2016… by Gol-Live