COPA DEL REY

Foto: Barcelona Official
Barcelona prek gjysmëfinalen
20 January, 2016 @21:54
Me golat e Munir El Hadaddit dhe Neymarit, Barcelona ka mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 1-2 në “Estadio San Mames”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Del Rey. Kështu, punët për ndeshjen e kthimit janë lehtësuar për katalanasit. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Aduriz në minutën e 89’.
Në këtë ndeshje munguan Leo Messi për shkak të lëndimit dhe Luis Suarez për shkak të suspendimit, mirëpo kjo nuk paraqiti ndonjë problem për skuadrën e Luis Enriques.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 27 janar në Camp Nou.
Athletic Club 1-2 Barcelona 20.01… by FootballLiveGoals