MEDIA

UEFA sqaron për biletat e EUROs
21 January, 2016 @15:39
Pas polemikave të krijuara me themelimin e “Fan Club” nga FSHF-ja për të siguruar biletat e ndeshjeve të EURO 2016 për adhuruesit e Shqipërisë dhe injorimit ndaj Tifozave Kuq e Zi që i bënë këta të fundit, tiranasja Panorama Sport, ka kontaktuar UEFA-në për të sqaruar situatën.
“Ju informojmë se UEFA nuk vendos asnjë model shitjeje për Federatat pjesëmarrëse në EURO 2016. Ka disa Federata që kanë zgjedhur sistemin e “Fan Club”-eve dhe disa tjera me sistem të hapur. Për detaje, pyetni drejtpërdrejtë FSHF-në për sistemin që kanë zgjedhur,” ka shkruar UEFA-ja në përgjigjen drejtuar gazetës.
FSHF ka thënë se e vetmja mënyrë për të siguruar biletat përmes Federatës është anëtarësimi në “Fan Club”, derisa ka injoruar TKZ-në, që ka me mijëra anëtarë në mbi një dekadë sa vepron ajo. TKZ kishte reaguar pasi që FSHF ka themeluar “Fan Club”-in.
