KONFERENCA E VAN GAAL

Foto: MUFC Official
Lëndime të reja, rikthehet Januzaj
22 January, 2016 @15:57
Tashmë numri i lëndimeve tek klubi i Manchester United është 7. Përveç Luke Shaw, Antonio Valencia e Marcos Rojo, të cilët tashmë dihen si mungesa afatgjata për shkak të operimeve, në listën e lëndimeve janë futur edhe Ashley Young, Michael Carrick, Phil Jones dhe Bastian Schweinsteiger.
“Ashley Young pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Liverpoolit dhe ka nevojë për një operim. Mungesa e tij do të jetë afatgjate. Por i gatshëm është Adnan Januzaj.” -u shpreh Louis Van Gaal gjatë konferencës.
I pyetur për formën e kapitenit Rooney, Louis u përgjigj:
“Ju kam thënë gjithmonë. Ai është i rëndësishem për skuadrën, jo vetëm kur luan mirë por gjithmonë. Personaliteti i tij ka një rol të madh tek ne. Dhe po, normalisht që ai po ju fliste lojtarëve në zhveshtore pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit. Jo vetëm ai, ne kemi disa lojtarë që janë liderë dhe flasin para skuadrës kur ka nevojë.”
Kurse sa i përket merkatos së janarit, ai tha:
“Natyrisht, janari është i vështirë për merkato. Skuadrat nuk dëshirojnë t’i largojnë lojtarët në mes të sezonit. Me lëndimet që kemi, po tentojmë të bëjmë diçka mirëpo është e vështirë.”