COPA DEL REY

Shkodran Mustafi në akcion/ Foto: valenciacf.com
Vështirë për Valencian
21 January, 2016 @22:51
Valencia ka arritur vetëm një barazim të brishtë në shtëpi ndaj Las Palmasit në ndeshjen e parë të duelit çerekfinal të Copa del Rey, ndërsa Sevilla mezi mposhti kundërshtarin nga Segunda Division, Mirandes.
Ekipi i Gary Neville, nuk po këndellet assesi dhe kjo u tregua edhe sonte kur ata arritën të barazojnë në pjesë të dytë 1-1 dhe tani do të kërkojnë gjysmëfinalen në ndeshjen e kthimit. Shkodran Mustafi ka qenë për 90 minuta në fushë te lakuriqët.
Sevilla 2-0 Mirandes
Në anën tjetër, Sevilla krejt në fund ka shënuar golin e dytë për një ndeshje të kthimit më të qetë ndaj Mirandes. Ekipi andaluzian avancoi heret 1-0 (20’ N’Zonzi) por Mirandes duroi deri në kohën shtesë dhe dukej se do të kishte shpresë për ndeshjen e kthimit, para se të pranonin golin e dytë (90’ Vitolo) në minutat shtesë, që me shumë gjasa shuan mundësinë e tyre për gjysmëfinale në Copa del Rey të Spanjës.