ZYRTARE

Rritet numri i kosovarëve te Manchester City
22 January, 2016 @17:53
Ekipi i Manchester Cityt në konkurrencën e femrave, ka bërë zyrtarizuar transferimin e futbollistes së njohur kosovare me nënshtetësi të Suedisë, Kosovare Asllani.
Kosovarja deri më tani ishte pjesë e skuadrës së Paris Saint Germain, me të cilën ka shënuar plotë 37 gola në 53 paraqitje, duke qenë ndër futbollistet më të dalluara.
Sulmuesja 26 vjeçare do ta bartë fanellën me numër 7 te City.
Pjesë e Manchester Cityt, por në konkurrencën e meshkujve janë edhe dy futbollistët e talentuar kosovar, Sinan Bytyqi dhe Bersant Celina. Ky i fundit madje ishte autor i një goli me ekipin U21 sot.
We are delighted to announce the signing of @KosovareAsllani.
Full story: https://t.co/jxiBbphzja #mcwfc pic.twitter.com/795YcxlV1t
— Manchester City WFC (@MCWFC) January 22, 2016