PARALAJMËRON AGJENTI

Foto: Eurosport
Ofertë marramendëse për Torres
22 January, 2016 @17:53
Fernando Torres, aktualisht i huazuar tek Atletico Madrid nga skuadra e Milanos, ka kontratë me të dyja skuadrat deri në qershor të këtij viti. Që nga qershori ai mbetet lojtar i lirë, nëse nuk i ofrohet vazhdim i kontratës nga njëra nga këto skuadra. Borozani.com
Ndërkohë, agjenti i 31-vjeçarit i ka dhënë “ultimatum” skuadrës së Atleticos që të fillojë menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratës sepse Fernando Torresit i është ofruar një rrogë marramendëse nga një skuadër tjetër, rrogë e cila do ta bënte futbollistin më të paguar në botë. Kështu raporton tabloidi Eurosport.
“Fernando ka oferta nga 8 klube të ndryshme. Njëri prej tyre i ka ofruar rrogë faraonike. Simeone duhet të ulet e të bisedojë me Fernandon, nëse e dëshiron qëndrimin e tij.” -u shpreh Jose Antonio Martin, agjenti i sulmuesit spanjoll.
Skuadra e cila i ka bërë këtë ofertë nuk është bërë e ditur, mirëpo duket të jetë një skuadër e kontinentit aziatik.