SPEKTAKËL NË CARROW ROAD

Foto: Liverpool Official
9 gola përcaktojnë fituesin
23 January, 2016 @15:31
Fundjava e Premier Ligës filloi në mënyrën më të bukur të mundshme. Norwich dhe Liverpool zhvilluan një super ndeshje, e cila u mbyll me 9 gola të shënuara, me pikët që në fund i takuan mysafirëve.
Seria e golave u hap nga Roberto Firmino, por shumë shpejt vendasit barazuan përmes Mbokanit dhe më pas kaluan në epërsi përmes sulmuesit të sapoardhur Naismith. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe 6 gola. Fillimisht vendasit e thelluan epërsinë përmes Hoolahan, i cili shënoi nga pika e bardhë. Mirëpo skuadra e gjermanit Klopp nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë me golat e Hendersonit, Firminos e Milnerit. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me rezultat 3-4, Bassong e Llallana shënuan edhe nga një herë për skuadrat e tyre dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 4-5.
Kjo fitore e mban Liverpoolin në vendin e shtatë me 37 pikë, kurse Norwichi mbetet në pozitën e 16.