NË LUFTË PËR MBIJETESË

Nga stërvitjet e KF Istogu sot/ Foto: KF Istogu Official
Stërvitjet vazhdojnë, përforcime s’ka
22 January, 2016 @19:45
Istogu po vazhdon stërvitjet për ditën e dhjetë me radhë në fushën me bar sintetik në Brestovik.
Klubi në fjalë nuk ka regjistruar ende asnjë përforcim para pjesës së dytë të stinorit të Superligës edhe pse është në bisedime me disa lojtarë, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit sot.
Istogu ka paralajmëruar tre përforcime nga Afrika, por ata pritet të zbarkojnë në Kosovë javën që vjen dhe do të duhet të kalojnë fazën e testimit.
‘Troftat’ kanë përfunduar stinorin vjeshtor në vend të fundit të Superligës dhe do të luftojnë për mbijetesë në pranverë.