LEVERKUSEN

Vetëm një pikë për Leverkusenin
23 January, 2016 @17:13
Ndeshja e javës XVIII të Bundesligë ndërmjet Hoffenheimit dhe Bayer Leverkusenit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Leverkusen, që ishte favorit para fillimit të ndeshjes, u desh të kënaqet me një pikë, megjithëse përballë e kishte skuadrën që renditej e fundit në tabelë.
Ndeshja mund të përfundonte më keq se ky rezultat për Leverkusenin, po qe se Omer Toprak nuk do të kujdesej për ta barazuar rezultatin në minutën 75’, pasi vendasit që nga minuta 40’ krijuan epërsi me golin e Jiloan Hamad.
Falë këtij barazimi, Hoffenhaim tashmë i është shmangur pozitës së fundit në tabelë me 14 pikë, derisa Leverkuseni ka gjithsej 28 pikë.