ANTALYA 2016 TOUR

Foto: FFK
Kosova gati për Ukrainën
23 January, 2016 @16:59
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka kryer stërvitjet e sotme në Antalya të Turqisë. Borozani.com
FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur që futbollistët kanë punuar më shumë në mbrojtje dhe kundërsulme, ndërsa Shkëlqim Pacolli dhe Lorik Boshnjaku, që morrën lëndime të lehta, po kurohen dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshje ndaj Ukrainës nesër.
Gjithashtu, FFK ka bërë të ditur se futbollistët shpresa të përfaqësueses po i ndjek nga afër edhe përzgjedhësi i përfaqësueses seniore Albert Bunjaki dhe ndihmësi Muharrem Sahiti.
Kosova barazoi në ndeshjen e parë në turneun e Antalyas 0-0 ndaj Bahreinit, ndërsa nesër luan ndaj Ukrainës në ora 11.